Vdes Sir Howard Hodgkin, piktori që urrente të pikturonte

Art

Vdes Sir Howard Hodgkin, piktori që urrente të pikturonte

Më: 9 mars 2017 Në ora: 21:09
Sir Howard Hodgkin

Artisti britanik, Sir Howard Hodgkin, ka vdekur në moshën 84 vjeçare.

Fituesi i Çmimit Turner ka qenë i njohur për intervistat e tij ku shpesh thoshte se e urrente të pikturonte.

“Njerëzit shpesh më kanë pyetur se a jam me fat që e bëj këtë gjë për të jetuar. Unë u kam thënë: ‘Jo, nuk ndjehem me fat për këtë gjë'”, është shprehur ai në një intervistë për BBC-në, në vitin 2014.

Piktori abstrakt, i cili vdiq në një spital në Londër të enjten, ka qenë një prej artistëve më të mëdhenj të gjeneratës së tij.

Sir Hodgkin fitoi Çmimin Turner në vitin 1985 dhe ka përfaqësuar Mbretërinë e Bashkuar në Bienalen e Venecias vitin e kaluar.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat