Hapet në Tiranë ekspozita e novelave grafike në fushat e “Strip Art Al” - Bota Sot
Hapet në Tiranë ekspozita e novelave grafike në fushat e “Strip Art Al”

Art

E hënë, 28 maj 2018

Hapet në Tiranë ekspozita e novelave grafike në fushat e “Strip Art Al”

Më: 27 mars 2017 Në ora: 08:17
Strip Art Al

Ekspozita “Strip Art Al” e organizuar nga Endrit Beqo dhe Fatjon Alla me kurator Ardit Boriçin u hap mbrëmjen e së shtunës si një mjet për të prezantuar kulturën e zhanerit të artit të novelës grafike në fushat e strip art, comic book, manga dhe manhwa në Shqipëri.

Në eveniment morën pjesë artistë të ndryshëm të rinj shqiptarë prej të cilëve u paraqitën dymbëdhjetë vepra.

Qellimi i ekspozitës në thelb është të njohë popullatën Shqiptare me këtë fushë arti si dhe të ndihmojmë në hapjen e një tregu të ri në marketingun shqiptar.

Me ane të projektit promovohet shprehia e kulturës Shqiptare së artistëve të rinj mes artit me jo vetëm balada, por dhe me tregime të tyre origjinale, duke e kthyer këtë eveniment edhe në një mundësi të re e të veçantë për të shprehur mendimet dhe besimet e tyre.

Organizatorët theksojnë se presin që audiencat e kësaj ekspozite të largohen me mbresa të mira mbi artin e artistët e rinj Shqiptarë dhe që në të ardhmen të jenë më të prirur drejt zhanerit të novelës grafike.

Gjithashtu artistët e rinj mund të marrin frymezim nga arti i paraqitur pasi në Shqipëri zhaneri i novelës grafike nuk shume i njohur dhe shfrytëzohet shumë pak.

Organizatorët shpresojnë që artistët ta perdorin këtë eveniment për t’u njohur më tepër me këtë art dhe të arrijmë që në të ardhmen të mund të paraqesim edhe punë të tyre. Krahas anës figurative strip arti, comic book, manga dhe manhwa janë një mënyrë e përparuar për tiu drejtuar problematikave kulturore, ekonomike, fetare, politike dhe shumë fushave të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test