Arti shpirtëror dhe komunikimi artistik

Art

Arti shpirtëror dhe komunikimi artistik

Nga: Bislim Aliu Më: 6 gusht 2017 Në ora: 12:15
Bislim Aliu

Pa mëdyshje, arti shpirtëror është drithërima më e lartë kreative. Ai, zatën, është “pirgu” më i lartë i kreativitetit ndiesor. Ky kreativitet i shprehur në veprën artistike, kërkon mendjen e krijuesit të talentuar, i cili, në të vërtetë, rrëfen, flet, fisnikëron dhe emocionon shpirtërorën e shikuesit. Andaj, arti shpirtëror, do të jetë i qëndrueshëm, nëse është i shprehur me drithërimën më të lartë të shpirtit dhe mendjes së krijuesit.

Gjithsesi, arti shpirtëror është madhështia më e lartë e kreativitetit të krijusit. Ai, zatën, është “pirgu” më i ndritshëm i kreativitetit sensitive e ndiesor i  artistit. Kjo “brendi rrezatuese”, në mendjen e krijuesit, gjithmonë ekziston si energji, ndjesi, etje apo dhembje e lartë shpirtërore. Këtë art ndiesor dhe këtë dhembje shpirtërore, nuk mund ta ketë, secili krijues i artit pamor. Këtë art, pra shpirtëror, do ta kenë, vetëm ata krijues, të cilët në brendin e vet  e kanë “kataklizmën” më të lartë ndiesore. Kjo brendi e lartë ndiesore, përherë do të materializohet, me anë  të ngjyrës, drurit apo gurit. Dhe, ajo, gjithsesi do të shprehet, me anë të mjeteve artistike; vijës, formës, ritmit, fakturës dhe kompozicionit.

Në këtë drejtim, këtë shpërfaqje të  lartë ndiesore dhe shpirtërore, secila kohë i pati shenjat dhe karakteristikat e veta komunikuese. Dhe, gjithsesi,këto shenja shprehëse, ndryshonin në vartësinë kohore. Dhe, shih për këtë; të tjera shenja pati Baroku, Klasicizi, Romantizmi, Ekspresionizmi dhe krejtësisht të tjera pati arti mdern.

Pa mëdyshje, këto shenja të ngacmimit të lartë shpirtëror, e paten ecejakun e vet. Megjithatë, ato gjthnjë, shprehën drithërimën më të lartë kreative. Sigurisht, për ta krijuar artin më të lartë shpirtëror e ndiesor, duhet gjithsesi, një përjetim, qasje, drithërimë dhe komuikim i lartë i formësimit artistik.

Fatmirësisht, me këtë komunikim të lartë të formësimit artistik në Kosovë, ekzistojnë një numër bukur i mirë i krijuesve pamor. Megjithatë, fatkeqësisht, te ne, ekzistojnë edhe një numër bukur i madh i krijuesve pamor, që nuk janë thellësisht të motivuar shpirtërisht, ose nuk kanë imagjinatë të lartë kreative. Të tillët, vazhdimisht, huazojnë, ide dhe forma kreative nga krijuesit e tjerë. Ky huazim, shpeshherë i tepruar, e qon krijuesin, në dekadencë, mashtrim dhe huazim të ideve të huaja.!  A  thua, deri kur të tillët do ta mashtrojnë vetën por edhe shikuesit, duke huazuar  (vjedhur) ide dhe elemente  artistike nga krijuesit e tjerë? Dhe, pse bëhet kjo dhe deri kur të vazhdojë ky bastardhim?

Arti shpirtëror nuk krijohet pa talent

Eshtë fare e kuptueshme, se arti shpirtëror, nuk mund të krijohet pa talent drithërues, pa përkushtim vetëmohues dhe pa angazhim të lartë komunikues. Sigurisht kjo shprehje e lartë drithëruese, do të lindë vetëm nga motivi i brendshëm shpirtëror. Këta krijues kreativ, me këtë shprehje të lartë rrëfimore, janë shumë të rrallë. Ata, besa, tani, edhe mund të mos hetohen. Ata, sigurisht, do të hetohen më vonë, kur do të analizohet kreativiteti i gjithmbarshëm i krijuesit (piktorit).

Arti e bën krijuesin e lirë. Pra të lirë në shpërfaqje dhe në mbarshtrimin e komponentave të formësimit ndiesor e artistik. Megjithatë, kjo liri kërkon qasje reale dhe në anën tjetër, ngritje profesionale në zbulimin e estetikës ndiesore e artistike. Dhe, ky art i bukur do të krijohet, kur të rrokë drithërima prekëse. Pra, kur të preket shpirti dhe ndiesohet mendja. Sigurisht, do të krijohet, edhe atëherë, kur gjithnjë ekzistojnë lëvizjet shpirtërore dhe, me këtë, do të lind ideja  e idealizmit ndjesorë dhe përmbajtësor.

Dihet mirëfilli se ky art i bukur drithërues, nuk mund të krijohet pa brendi talentuse dhe pa njohje të përgjithshme artistike dhe estetike. Pra krijuesi nuk mund ta krijon veprën artistike , nëse botën e vet drithëruese e shikon në veprat e artistëve të tjerë! Ai duhet ta ketë, gjithmonë botën e vet , drithërimen dhe ndiesimin e lartë ndiesor.  Dhe mu këtu është ai ndiesimi talentues dhe formësimi artistik, për një shprehje idealizuese dhe formësim të lartë përmbajtësor.

Shpirtërorja, drithërima më e lartë e krijuesit

Kreativiteti artistik, i  krijuar nga krijuesit e formësuar me brendësi dhe intimitet senzitiv e ndiesor,është një shpërfaqje drithëruese, me të cilën mund të krijohen vepra omonime , të cilat krijohen nga shpërfaqja idilike dhe nga shpirtërorja e rezonuar e krijuesit.

Megjithatë, këtë shpirtërore, me ndiesim të lartë ndjesor, nuk mund ta ketë secili krijues. Atë, e kanë vetëm krijuesit e mirëfillë, që në vete e kanë intimitetin dhe rrëfimiren e lartë shpirtërore. Pra, vetëm ata, mund ta shpërfaqin ndiesimin e lartë shpirtëror. Vetëm ata e kanë këtë “kataklizëm” drithërues

do të realizohen me ngjyrë, formë, kompozicion dhe komponente të tjera artistike. Këto komponente të realizuara bukur do ta bëjnë veprën më të realizueshme, dhe, kuptohet, më të qëndrueshme. Sigurisht, kreativiteti i lartë logjik i  shprehur në veprën artisike, do ta angaz. E, ata janë të rrallë, si në qasje, ndiesim, po ashtu, edhe në kreativitetin e lartë rrëfimor e përmbajtësor..

 Zatën, veprat artistike, të krijuara nga krijuesit sensibële, me një brendësi të lartë idealizuese, hojë shikuesin, për të qenë analizues i denjë i veprës së krijuar.Këto vepra të realizuara bukur, do të jenë, përherë në raporte, koloristike, valoristike, ritmike, por besa edhe psikologjike. Pra, shpirtërorja është “pirgu” më i lartë i krijimit. Andaj, lirisht mund të themi, se shpirtërorja është drithërima më e lartë kreative.

Zatën, ky kreativitet i lartë i shprehur në veprën artistike, kërkon mendjen e krijuesit të talentuar, i cili, në të vërtetë, rrëfen, flet, fisnikëron, ndieson  dhe emocionon shpirtin dhe mendjen e shikuesit. Pa mëdyshje, këtë finikërim të lartë shpirtëror dhe këtë rrëfim të lartë ndjesor,  do ta vërejmë shumë bukur në veprat omonime të krijuesve; “Mona Liza” e Leonardos, “Davidi” i Mikelangjelos,  “I urituri” i Paskalit, “Guernika” e Pikasos. “Elegji për Kosovën” e Emrës. “Hamalli” i Mulliqit, “Autobiografi” e Xhafës, e në ndonjë tjetër. Në këto vepra omonime me shpërfaqjen më të lartë ndjesore, vërehet ndjeshëm, shpirtërorja më e lartë sensitive e krijuesve madhor. Veprat e tyre, përherë do të mbesin rrezatimi  më i lartë i ndjesimit ndjesor.

Andaj, sot e githmonë, arti shpirtëror, do të jetë i bukur dhe i qëndrueshëm, nëse është shprehur me ndiesimin më të lartë idealizues. Nëse në të, është “kataklizma” e lartë shpirtërore. Apo, nëse në të, është shprehur me drithërimëm më të lartë të shpirtit kreativ. Sigurisht, tani e gjithmonë, këto vepra të realizuara, me ndiesim shpirtëror, do të rezonojnë, e do të rrezatojnë gjithnjë, me bukurinë e lartë, artistike, sensitive, ndiesore dhe, sigurisht, me idealizëm të lartë kreativ.

Ndaj, vetëm kjo shpërfaqje e lartë artistike, do të peshojë peshueshëm në ndjenjat tona  artistike dhe estetike, por edhe të shikuesve artistik, të cilët janë të shumtë në Kosovë, dhe të cilët, vazhdimisht presin vepra cilësore dhe sasiore nga krijuesit tanë artistik…

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat