Shitja rekord, 450 mln dollarë për pikturën e Da Vinçit

Art

Shitja rekord, 450 mln dollarë për pikturën e Da Vinçit

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 10:44
Piktura e piktorit të njohur Leonardo da Vinçi

Një pikturë 500-vjeçare që besohet të jetë vepër e Leonardo da Vincin u shit në Nju Jork për një shifër rekord prej 450 milion dollarësh. Piktura njihet me emrin Salvator Mundi ose shpëtimtari i botës.

Shifra e paguar është më e larta e arritur në ndonjë ankand për vepra arti. Leonardo da Vinci vdiq në vitin 1519 dhe më pak se 20 piktura të tij mbijetojnë ende. Piktura e Krishtit që u shit në Nju Jork mendohet se u realizuar nga gjeniu italian në vitin 1505.

Oferta që fitoi ankandin ishte 400 milion dollarë dhe u bë nga një person anonim përmes telefonit, siç ndodh rëndom në blerje e shtrenjta. me gjithë taksat, vlera e saj shkon në 450 milion dollarë. në vitin 1958, e njëjta pikturë u shit në Londër për vetëm 60 dollarë, po atëherë konsiderohej si një punim i një nxënësi apo pasuesi të Da Vincit dhe jo e vetë mjeshtrit të madh.

Një pjesë e ekspertëve mendojnë se edhe tani, nuk është e sigurt që piktura të jetë Da Vincit, por shtëpia e ankandave “Kristi” që kreu shitjen milionere ngul këmbë se është origjinale. Një nga ekspertët që nuk e besojnë këto tha se kujtdo që harxhon kaq shumë para për një pikturë të tillë, mirë ti bëhet. para se Krishti i Da Vincit të shitej për 450 milion dollarë, rekordin e mbante një pikturë e Pikasos me 160 milion.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat