Piktori nga Peja me ekspozitë personale në qytetin e lashtë të Shkodrës - Bota Sot
Piktori nga Peja me ekspozitë personale në qytetin e lashtë të Shkodrës

Art

E enjte, 22 shkurt 2018

Piktori nga Peja me ekspozitë personale në qytetin e lashtë të Shkodrës

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 23:11
Haxhi Kastrati ka hapur ekspozitën personale e cila është e 23-ta me radhë e artistit.

Piktori nga Peja, Haxhi Kastrati, me rastin e Festës së 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, ka hapur ekspozitën personale e cila është e 23-ta me radhë e artistit.

Kjo ekspozitë është mundësuar falë mbështetjes së Institutit Yunus Emre në Shkodër, të cilët mundësuan qe në këtë datë me rëndësi për kombin shqiptar, të shpalosen veprat e piktorit Kastrati.

Ekspozita e cila mbanë titullin " Harmonia e Ngjyrave", përmban 50 pune të cilat i prezentohen publikut në këtë ekspozitë personale, mes tyre natyra dhe loja me ngjyra.

Piktori Haxhi Kastrati, në fjalën e tij ka thënë " Në pikturat e mija gjeni lojën e ngjyrave, të cilat të  përthyera nga jashtë krijojnë kontraste fantastike, si të ardhura nga bota fantastike plotë dritë e hije, një kolorit ngjyrash e sidomos ngjyra e kuqe e cila përfaqëson ngjyrën e flamurit kombetar".

Kjo ekspozitë do të qendroi e hapur 10 ditë, në Institutin Yunus Emre në  Shkodër.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test