Njihuni me gruan e vetme që braktisi Pikason, të gjithë të dashurat e tij patën fund tragjik

Art

Njihuni me gruan e vetme që braktisi Pikason, të gjithë të dashurat e tij patën fund tragjik

Më: 11 janar 2018 Në ora: 00:55
Pablo Pikaso dhe Françoise Gilot

Pablo Pikaso ishte piktor, projektues grafik dhe skulptor spanjoll.  Konsiderohet si njëri nga artistët më të  rëndësishëm të shekullit XX. Ka punuar më shumë 15.000 piktura, vizatime, grafika, plastika dhe qeramika.

Krahas artit ai kishte një jetë të çudtishme personale, sidomos në lidhje me vajzat për të cilat thuhet se kishin një fund tragjik, vetëvrasje, çmenduri etj.

Piktori i njohur botëror nuk njohu vetëm dashuri të mëdha, por dhe humbje të mëdha. Pjesa më e madhe e femrave që dashuruan Pikason, patën një fund tragjik. Mari Terezë Uollter vari veten, Zhaklinë Roke u zhduk, Olga Shoshlova dhe Dora Mar u çmendën.

Por, ishte edhe një grua e cila e braktisi atë dhe nuk përjetoi asgjë nga ata të këqijat që përjetuan femrat e tjera te Pikasos. Ishte Françoise Gilot, kritike arti e njohur.

Për të ekzistonin vetëm dy lloje femrash: perëndesha dhe nepërka. Gilot tregon më tepër për gjeniun duke thënë se atë e çmendte ideja që një prej grave të tij mund të jetonte më gjatë.

“E dini ç’më ka thënë njëherë? “Ti nuk do të jetosh më gjatë se unë”, kishte thënë ajo në një intervistë. Ajo mendon se nëse ai do të ishte ende gjallë, do ti thoshte se ti jeton sepse s’të kam bërë të vuash.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat