Ekspozohen për herë të parë veprat e harruara të Van Gogh dhe Flinck

Art

Ekspozohen për herë të parë veprat e harruara të Van Gogh dhe Flinck

Më: 16 janar 2018 Në ora: 20:05
Veprat e harruara të Van Gogh dhe Flinck

Prej vitesh të harruara, por të rizbuluara së fundi dhe të certifikuara, dy vepra të Van Gogh dhe dy piktura të Govert Flinck, nxënës i Rembrandt, suksesi i të cilit e kaloi atë të mësuesit të tij kur ishte gjallë, u ekspozuan për herë të parë në Holandë.

Një pikturë tjetër e Vincent van Gogh u zbulua në koleksionin e fondacionit të artit Van Vlissingen “Kodra e Montmartres me gurë”, e marsit 1886.

Është kjo vepër që ridoli nga një kërkim i thellë i ndërmarrë nga muzeu Van Gogh, në Amsterdam, mbi subjektin, stilin, teknikën, materialet e përdorura dhe origjinën e kësaj pikture deri tani të panjohur”, theksoi muzeu Singer Laren ku ajo u ekspozua.

“Për shumë vite, piktura kishte mbetur pa u vënë re në një koleksion privat deri sa u soll në muzeun Van Gogh në 2013 për autentifikim”, theksoi studiuesi Teio Meedendorp, i cili flet për një zbulim të jashtëzakonshëm.

Pas këtij zbulimi, një tablo e titulluar “Kodra e Montmartres” (1886), mënjanuar më parë nga mungesa e materialit krahasues, iu atribua gjithashtu Van Goghut.

Sipas Meedendorp, dy pikturat e Montmartres janë padyshim nga e njëjta dorë dhe dukshëm në stilin e pikturave sipas modelit të Van Gogh që ai ka realizuar në fillim të 1886, fillimisht në Anvers dhe më pas në Paris në atelienë e Fernand Cormon.

“Këto janë dy vepra të rralla që ilustrojnë mirë se deri në çfarë pike Van Gogh kërkonte ende stilin e tij gjatë periudhës dimër-pranverë 1886.

“Ato përbëjnë një fazë në procesin e mësimit të artistit, i cili u zbulua përfundimisht në Paris, por që vazhdoi të ndjekë rrugën artistike tradicionale”, shton studiuesi.

Këto vepra janë prezantuar sot për publikun gjatë ekspozitës “Impresionizmi dhe e ardhmja. Një udhëtim i mrekullueshëm” në muzeun Singer Laren.

Dy piktura, deri tani të panjohura nga Govert Flinck (1615-1660) u zbuluan në kuadër të ekspozitës “Ferdinand Bol dhe Govert Flinck – Mësuesit, nxënës të Rembrandt” në muzeun e Amsterdamit.

Pasi dëgjoi për ekzpozitën mbi Govert Flinck, pronari i këtyre pikturave që datojnë që prej vitit 1654 dhe që i mbante në sallonin e tij, propozoi t’i ofronte për muzeun që publiku i gjerë të mund t’i shikonte për herë të parë prej shumë kohësh.

Piktura ishin ekspozuar për herë të fundit në një shtëpi ankandesh në vitin 1894.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat