Përkujtohet Ibrahim Kodra. Konkurs për talentet e reja në javën e piktorit të madh

Art

Përkujtohet Ibrahim Kodra. Konkurs për talentet e reja në javën e piktorit të madh

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 00:57
Ibrahim Kodra

Sot bëhen 12 vite që kur piktori i njohur Ibrahim Kodra nuk është më mes nesh. Vitin e shkuar, shteti shqiptar ndërmori një iniciativë për zhvarrosjen e eshtrave të postkubistit shqiptar për të plotësuar kështu amanetin e tij, për t’u varrosur në një vend të bukur si Tirana apo Durrësi.

Por, pas protestave të banorëve të zonës, ky vendim u anulua. Ndërkaq, Ibrahim Kodra në 22 prill mbush plot 100 vite. Fondacioni “Ibrahim Kodra” me qendër në Milano dhe president Fatos Faslliun, ekzekutuesin ligjor të veprave të piktorit, ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në Shqipëri dhe jashtë saj.

Përgjatë këtij viti pritet një ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë me vepra të periudhës 1942-2005. Një monografi e plotë e jetës dhe veprës së Ibrahim Kodrës do të botohet dhe në një nga pikat më tërheqëse të kryeqytetit do të realizohet një mozaik i “Shqipërisë Fantastike”.

Po ashtu, do të shpallet edhe java e Ibrahim Kodrës “Tirana Fantastike si Shqipëria Fantastike”. Si dhe një konkurs mes talenteve të reja të pikturës, që do të kurorëzohet me çmimin Ibrahim Kodra.

Kritikët dhe media botërore e kanë cilësuar Ibrahim Kodrën si Pikason shqiptar. Ekspozitat e tij kanë qenë të shumta, duke nisur me Romën, Milanon, Veneciën, Parisin, Beogradin, Nju Jorkun, ku dhe krijon miqësi me piktorë të mëdhenj si Pikaso, Marc Chagall etj. Me poetë, shkrimtarë, kritikë e regjisorë si Eugenio Montale dhe Vittorio Sereni, nga Bertoni tek Bruno Munari dhe Giuseppe Marotta.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat