Hapet ekspozita "Rrugët e lirisë” e autorit Xhevdet Pantina

Art

Hapet ekspozita "Rrugët e lirisë” e autorit Xhevdet Pantina

Më: 6 mars 2018 Në ora: 23:03
Foto nga ekspozita

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi ka vlerësuar se autori i ekspozitës "Rrugët e lirisë”, Xhevdet Pantina, përmes artit paraqet sublimacionin e fatit historik, të rrugëtimit të popullit tonë për liri, në rrugën të cilën e trasoi heroi ynë kombëtar Adem Jashari.

Postimi i ministrit Gashi në Facebook:

Sot, në njëzet vjetorin e shënimit të Epopesë së UCK-së, në ambientet e Muzeut të Kosovës bëmë hapjen e ekspozitës të emërtuar "Rrugët e lirisë”

Vetë emërtimi i kësaj ekspozite manifeston shpërthimet pasionale të artistit Xhevdet Pantina, ku përmes artit paraqet sublimacionin e fatit historik, të rrugëtimit të popullit tonë për liri, në rrugën të cilën e trasoi heroi ynë kombëtar Adem Jashari.

Jo rastësisht kjo ekspozitë ka këtë emërtim, për të kthyer në kujtesë, ta kaluarën e dhimbshme të popullit tonë, sakrificën sublime të komandantit legjendar Adem Jashari të familjes së tij e mira ushtarëve të UÇK-së, të qytetarëve tanë të cilët me gjakun e tyre hapën rrugën e lirisë të cilën e gëzojmë sot. Lufta e UÇK-së e zgjoi kudo krenarinë e botës shqiptare ku do që ata jetonin dhe vepronin. Mbetet detyrim i institucional që Kosova të mos e harroj të kaluarën e dhimbshme por të jemi të gatshëm që të ecim para, vendi ynë për të cilin u sakrifikuan shumë gjenerata e ka të ardhëm në duart e saj. 

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat