Në Zvicër hapet ekspozita e piktorit Sylë Mujaj

Art

Në Zvicër hapet ekspozita e piktorit Sylë Mujaj

Më: 12 mars 2018 Në ora: 07:24
Sylë Mujaj

Sot në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë të Zvicrës hapet ekspozita “Mozaiku Artistik” e piktorit Sylë Mujaj, punimet e të cilit janë realizuar në tablotë e përmasave të mëdha 200X200 cm, me mesazhe dhe kolorit të fuqishëm artistik.

Në punimet e tij, autori ekspozon punën disavjeçare dhe me përkushtim prej filigranisti, për të realizuar konceptin e tij artistik dhe unik.

Ekspozita hapet në orën 18.00 dhe do të qëndrojë e hapur  deri më 23 mars në objektet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat