Bazilika me mbi 1 milion vizitorë në vit

Art

Bazilika me mbi 1 milion vizitorë në vit

Më: 25 maj 2018 Në ora: 20:06
Bazilika me mbi 1 milion vizitorë në vit

Stambolli, qytet që për gjatë kohë në histori ishte kryeqendra e Romës Lindore, Bizantit dhe Shtetit Osman, vazhdon të jetë atraksion turistik kulturor dhe artistik me sternat e ndërtuara për t’i plotësuar nevojat ujore të kohës.

Në mesin e pasurive kulturore të Stambollit gjenden sternat e mëdha si Bazilika, Nuruosmaniye, Binbirdirek dhe Hipodrom.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Kryetari Provincial i Kulturës dhe Turizmit në Stamboll, Co?kun Y?lmaz, tha se qyteti ka ndërtuar numër të madh sternash që nga periudhat e lashta për shkak të mungesës së burimeve ujore dhe thatësirave të verës, duke shtuar se numri i sternave të mëdha arrin në 100.

– Bazilika u vizitua nga mbi 1 milion njerëz

Y?lmaz thekson se këto struktura janë ndërtuar në formë të mbyllur dhe të hapur gjatë periudhës romake dhe asaj bizantine.

“Shembuj më të mirë për sternat e mbyllura janë Bazilika dhe Binbirdirek. Sterna më e madhe e mbyllur e Stambollit, Bazilika, është ndërtuar nga shtatë mijë punëtorë të angazhuar nga nga Justiniani i parë pas revoltës së Nikas në vitin 532”, tregon Y?lmaz.

“Në vitin 2017, Sterna Bazilika është vizituar nga gjithsej një milionë e 14 mijë e 326 njerëz, prej të cilëve 500.362 të huaj dhe 513.964 vendas”, shton Y?lmaz.

Ndërkaq, sipas tij, Sterna Binbirdirek, sterna e dytë më e madhe në Stamboll, nga shekulli XVI ka shërbyer edhe si punëtori.

Sterna e hapur më e njohur, e rrethuar me katër mure, është Sterna Fildami në lagjen Bak?rköy, e cila mendohet se është ndërtuar në periudhën e Perandorit Valens, ndërsa sot përdoret për aktivitete të ndryshme, thotë Y?lmaz.

– Sterna nën Xhaminë Nuruosmaniye

Duke folur për rezervuarin Nuruosmaniye të zbuluar gjatë restaurimit të xhamisë me të njëjtin emër, Y?lmaz shprehet se hapësira prej 2.042 metrash katrorë ishte gjetur nën xhaminë e lashtë 270 vite pas zbritjes në thellësi 8,5 metra në vitin 2013, edhe pse për praninë e saj dihej më herët, por ishte humbur dhe mbushur me mbeturina prej vitesh.

“Brenda një kompleksi ndërtimor që i ngjante një sterne ujore gjendeshin 19 seksione, prej të cilëve 12 dhoma, përfshirë edhe portikun, ndërsa u gjend një strukturë e ngjashme me Sternën Bazilika”, thotë Y?lmaz, duke shtuar se sterna aktualisht është projektuar të jetë një qendër aktivitetesh dhe ekspozitash, duke qenë në shërbim të kulturës, artit dhe turizmit në Stamboll.

Rezervuari tjetër historik ujor i Stambollit, Sterna ?erefiye (Sterna e Teodosit), që gjendet nën ndërtesën e ish-Bashkisë Eminönü, është ndërtuar mes viteve 428-433 gjatë periudhës së perandorit bizantin Teodosi II, ndërkohë që, siç thotë Y?lmaz, ajo është restauruar nga Bashkia Metropolitane e Stambollit dhe i është shtuar jetës kulturore.

Sipas Y?lmaz, sternat të tjera në Stamboll, ndër tjerash, janë edhe Sterna Aetius, Aspar, Atpazar?, Benzinlik, Sphendon (Hipodrom), Sulltan – që është ndër sternat më të mëdha të mbyllura dhe që aktualisht shërben si restorant – dhe Unkapan?.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat