Xhafa vendosi Kosovën në hartën ndërkombëtare të artit bashkëkohor

Art

Xhafa vendosi Kosovën në hartën ndërkombëtare të artit bashkëkohor

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 13:57
Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim në kabinetin e tij, artistin e njohur Sislej Xhafa

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim në kabinetin e tij, artistin e njohur Sislej Xhafa, me të cilin bisedoi rreth artit dhe arkitekturës së vendit tonë, dhe rreth artistëve të vendit të cilët me punën e tyre kanë arritur suksese edhe jashtë vendit.

Në këtë takim, ministri Gashi shprehu mirënjohje për Xhafën dhe në shenjë mirënjohjeje për punën dhe aktivitetin e tij i dhuroi simbolin e “Hyjneshës në Fron”.

“Duke marrë pjesë në ekspozita dhe bienale të ndryshme ndërkombëtare, Xhafa e vendosi Kosovën në hartën ndërkombëtare të artit bashkëkohorë”, tha ai.  

Ndërkaq, artisti Xhafa tha se ndihet i lumtur që ndodhet në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë të bashkëpunojë edhe në të ardhmen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat