Një piktor i shquar shqiptar në zemër të Evropës

Art

Një piktor i shquar shqiptar në zemër të Evropës

Nga: Baki Ymeri Më: 17 korrik 2018 Në ora: 16:16
Kopertina

Afrim Shatku në Shkup, Gazmend Freitagu në Vienë, Ben Kamili e Dan Gashi në Gjermani, dhe Jetullah Haliti në Zvicër, janë pesë nga piktorët më të talentuar të botës sonë artistike. Jetullah Haliti është anëtar aktiv i Akademisë Evropiane të Arteve, kandidat i Çmimit të Nobelit për Paqë, laureat i një numri të konsideruar shpërblimesh dhe medaljesh të arta. Jeton dhe krijon në Zvicër. Mottoja e e tij është: „Dëshiroj që drita e punimeve të mia të ndriçojë zemrat Tuaja!” Piktori u lind më 20 Nëntor 1945 në fshatin kosovar Haxhaj të Gjilanit. Ka mbaruar Fakultetin e Arteve Figurative në Universitetin e Prishtinës, ndërsa Studimet Pasuniversitare në Beograd. Është anëtar i ShAF të Kosovës dhe UNESCO-s në Paris. Prej vitit 1985 mban statusin e piktorit të pavarur i cili edhe kalon nëpër Evropë për t’u prezentuar si artist i lirë. Brenda dhe jashtë vendlindjes ka realizuar 90 ekspozita personale, ka marrë pjesë në më se 200 ekspozita kolektive në Evropë dhe kontinente të tjera. Ka trajtuar më se 100 cikle në 10 teknika të ndryshme, të pikturës, grafikës skulpturës dhe vizatimit. Sipas burimeve elektronike, në opusin e tij kreativ janë botuar më se 500 artikuj në mediat kombëtare dhe ndërkombëtare duke marr shumë vlerësime pozitive.

Jetullah Haliti merret me kritikë dhe vlerësime figurative në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Aktualisht ka të regjistruar në Luksemburg (për vendet Benelukse dhe Evropë) Institutin e Arteve Profundist ETI. Është themelues i Profundizmit – stil i ri që përfaqëson Post-Modernën, përmes një metode krejt tjetër në Artet Figurative Botërore. Është autor i një projekti të madh Pedagogjiko-Didaktik i titulluar “Emancipimi i brezit të ri nëpërmjet edukatës së arteve figurative”, fragmente nga i cili projekt janë botuar nëpër revista të ndryshme shkencore e pedagogjike brenda tri dekadave të fundit, këtë projekt Eti është duke e vazhduar edhe më tutje. Për ciklin e tij famoz “Pëllumbat e Paqës“ është propozuar nga institucione të mediave publike dhe kritik të ndryshëm evropian të artit si kandidat për Çmimin e Nobelit për Paqë, është i pari kandidat nga artet figurative i cili propozohet për këtë çmim. Në vitin 1997 shpërblehet me “Medaljen e Artë” në Sallonin e 27-të Ndërkombëtar të Akademisë Evropiane të Arteve në Belgjikë. Më 1998 shpërblehet me „Medaljen e Artë” në Sallonin e 28-të Ndërkombëtar të A.E.A. po ashtu në Belgjikë. Po ashtu më 1998 A.E.A. e nderon me „Diplomën e Kalorësit të Nderit” në rradhët e Arteve Evropiane.

Në vitin 1999 shpërblehet me "Medaljen e Argjendtë” në Sallonin e 29-të A.E.A. në Belgjikë Më 1999 shpërblehet me “Medaljen e Argjendtë” të A.E.A.-Komiteti Kombëtar Françez në Paris. Më 1999 shpërblehet me “Medaljen e Argjendtë” të Sallonit të I-rë të Komitetit Kombëtar Zviceran të A.E.A. Në vitin 2000 shpërblehet me “Medaljen e Argjendtë” në Sallonin e 30-të Ndërkombëtar të A.E.A. në Belgjikë Gjithashtu personaliteteve botërore u ka bërë thirrje që të angazhohen për zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës, nga të cilët edhe ka marrë përgjigje me shkrim. Çmimin e I-rë për pikturë në manifestimin tradicional "Flaka e Janarit – 2001” në Gjilan.. Në vitin 2000 ka regjistruar në Luksemburg „Institutin Profondist – ÉTI” për vendet Beneluxe dhe tërë Europen. Më 2001 shpërblehet me Medaljen e Artë në Sallonin e 13-të Ndërkombëtar të A.E.A. në Belgjikë. Më 2001 zgjidhet Nënkryetar i Unionit të Artistëve Pa-Kufij me seli në Luksemburg. Më 2002 shpërblehet me Medaljen e Artë Internacionale në Sallonin e 32-të të A.E.A. në Belgjikë.

Në vitin 2002 zgjidhet Kryetar-Themelues i Komitetit Kombëtar Shqiptar, të Akademisë Evropiane të Arteve, me seli në Gjilan, Kosovë. Më 2003 shpërblehet me Medaljen e Artë në Sallonin e 33-të me rradhë të Akademisë Evropiane të Arteve në Belgjikë. Më 2004 shpërblehet me Medaljen e Artë në sallonin e 34 me radhë të AEA-së – Belgjikë. NBjë vit më vonë, më 2005, poashtu shpërblehet me Medaljen e Artë dhe fiton Çmimin e Parë Publik. Më 2006 shpërblehet me Medaljen e Argjendtë në sallonin e 36 të AEA-se në Belgjikë. Në vitin 2007 Shpërblehet me Medaljen e Artë Internacionale në sallonin e 37 të AEA- se në Belgjikë. Më 2007 Në të njejtin vitë dhe sallon shperblehet me kupën nderkombëtare të AEA-se për rezultate të arritura dhe prezentim të suksesshëm të seksionit Shqiptarë të AEA-se. Në vitin 2008 Shpërblehet me Grand Prix – Medaille De Vermeille me bustin e Skënderbeut në bronz në Sallonin e 38 të A.E.A. Më 2009 shpërblehet me Medaljen e Artë Internacionale në sallonin e 39 të AEA-se në Belgjikë. Më 2009 organizon 6 ekspozita personale në Shqipëri: Elbasan (Prill), Durrës (Maj), Fier (Qershor), Korçë (Korrik), Poradec (Gusht), Gjirokastër (Shtator) dhe në Kosovë, në Istog, ekspozitë permanente, si dhe në Universitetin Mbretëror në Gjilan.

Aktualisht është profesor në Universitetin e Prishtinës ku ligjëron Metodikën e Aritit Figurativ, Artet e bukura, Loja dhe lodrat. Poashtu në këtë vit A.E.A. e shpall artistin më të suksesshëm në kandidaturën prej 5 artistëve europian. Më 2010 hap Ekspozitë personale në muzeun e Kosovës gjatë muajit Prill e 89 e rradhës. Çmimi Grand–Prix i ndahet në Sallonin e 40 të A.E.A. Belgjikë, në muajin Maj. Kjo ekspozitë e Durrësit në Galerinë Jozef është e 90 e rradhës (20-29 Gusht 2010). Në vitin 2011, Jetullah Haliti është shpallur Ambasador i Paqes nga ana e Federatës Universale të Paqes. Gjatë katër viteve të fundit, që nga viti 2010 e deri më sot (2018), Jetullah Haliti shkëlqen edhe me piktura, ekspozita dhe çmime tjera, të denja për shikim dhe admirim.  Koha është një shpend që fluturon drejt ardhmërisë, duke i fshehur në gji shekujt e shenjtë. Në pikturat e tij, gjethet flasin me shpezët, malet flasin me tokën, lumenjtë bashkohen me detin. Për ne dhe për admiruesit e tij të panumërt, është fakti se pikturat e kosovarit të Zvicrës, kuptohen dhe shijohen, jo vetëm nga pala shqiptare, por edhe nga artdashësit e huaj. Kur vjen fjala për diasporën tone në botë, Ben Kamili e Dan Gashi në Gjermani dhe Jetullah Haliti në Zvicër, janë dy piktorë të  frymëzuar që pikturojnë formula magjike, duke shkëlqyer në ekspozita ku vizatimet e tyre bashkojnë pjesë të realitetit me pjesë të ëndrrës, për të krijuar kështusoj, një univers komplet, magjik, human dhe artistik.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat