Kur vizitorët bëhen pjesë e veprave të artit

Art

Kur vizitorët bëhen pjesë e veprave të artit

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 13:06
Kur vizitorët bëhen pjesë e veprave të artit

Një atraksion krejt i ri dhe inovativ ka hapur dyert në Tokio, në godinën “Mori” në kryeqytetin japonez që pret atë që përshkruhet si një muze arti dixhital i paprecedentë, brenda të cilit, vizitorët mund të shëtisin lirisht duke u bërë një me veprat e artit, shkruan “New Atlas”.

“Mori Building Digital Art Museum” pret rreth 50 vepra arti të shpërndara në 10 000 metra katrore dhe të ndara në pesë zona.

Një prej zonave është quajtur “Bota pa kufij”, ku vizitorët mund të hipin nëpër gurë në fund të një ujëvare dixhitale dhe të shëtisin nëpër oqen.

Këtu dritat simulojnë qindra peshq, që ndjejnë njerëzit njësoj si në jetën e vërtetë dhe i shmangin ata.

“Pylli i Atlantikut” thuhet se ndihmon zhvillimin e hipokampit të trurit me instalime interaktive që janë krijuar për të forcuar memorjen.

Këto vepra arti janë imagjinuar nga ekipi i “teamLab”, një grup që zhvillon ndërkombëtar që zhvillon art dixhital.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat