Vdes fituesi i Nobelit

Art

Vdes fituesi i Nobelit

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 21:57
Vidiadhar Surajprasad Naipau

Ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare shkrimtari indian, Vidiadhar Surajprasad Naipau.

Naipaul ishte fitues i çmimit “Nobel” për letërsi në vitin 2001, raporton BBC.

Ai ka vdekur në shtëpinë e tij në Londër. Gruaja e tij, Nadira Naipaul, në një deklaratë ka thënë se ai vdiq i rrethuar nga njerëzit e tij të dashur. Ajo e quajti “gjigant” burrin e saj për të gjitha arritshmëritë e tij.

Shkrimtari kishte filluar të shkruante në vitin 1950. Disa nga veprat më të njohura të tij janë “Një shtëpi për z. Bissas”, “Në një shtet të lirë” dhe “Një kthesë në lum”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat