Driant Zeneli përfaqëson Shqipërinë në Bienalen e Artit në Venecia

Art

Driant Zeneli përfaqëson Shqipërinë në Bienalen e Artit në Venecia

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 16:45
Driant Zeneli

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro shprehu besimin tek projekti i Driant Zenelit, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Bienalen e Artit 2019. “Si komisioner i pavionit shqiptar, ia besuam projektin e artit, që do të përfaqësojë Shqipërinë në ngjarjen më të madhe botërore të Artit, artistit Driant ZENELI, me projektin me titull “Maybe the cosmos is not so extraordinary” – “Ndoshta kozmosi nuk është aq i jashtëzakonshëm””, thotë ministrja

Titulli merr shkas nga romani fantastiko-shkencor i autorit shqiptar Arion Hysenbegas, “Drejt Epsilonit të Eridanit”, i botuar në vitin 1983 (ribotuar i plotë në vitin 2018).

Drianti, i cili drejtoi me shumë sukses vitin e kaluar në Tiranë Bienalen e Mesdheut të Krijuesve të Rinj, ndërton skuadër me kuratoren Alicia KNOCK, kuratore në Qendrën e Artit Bashkekohor në Paris “Georges Pompidou”, në Departamentin e Artit Bashkëkohor, në Paris, të krijuar dhe drejtuar nga Christine MACEL.

Pas pesë edicioneve shumë të suksesshme,  në vijim të pavioneve të realizuara nga artistë si Edi Hila e Adrian Paci, Armando Lulaj, Leonard Qylafi, por edhe nga arkitekte si Simon Battisti, apo skuadra energjike e arkitekteve të paviojnit #TiranaZeroSpace  vijon të jetë i hapur. “Shqipëria është e angazhuar të ndajë me publikun e kritikën ndërkombëtare pjesën e vet më të mirë: Artin dhe Kulturën”, thotë ministrja Kumbaro, duke i uruar suksese Driantit në atë që e quan “sfidë të re të përbashkët në La Biennale di Venezia”. /atsh

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat