Fati nuk ishte në anën e Hajdarit në evropian

Atletika

Fati nuk ishte në anën e Hajdarit në evropian

Nga: Kemajl Goca Më: 7 korrik 2016 Në ora: 17:26
Pamje nga atletika

Pas Vijona Kryeziut është eliminuar edhe atleti tjetër i kombëtares së Kosovës, Musa Hajdari. Atleti ynë luftoi me të gjitha mundësitë e tija por nuk u kualifikua për në gjysmëfinale. Sekretari i përgjithshëm i Federatës Atletike të Kosovës, Abdurrahman Shkodra për gazetën kombëtare “Bota sot”, thotë se Hajdari bëri paraqitje jashtëzakonisht të mirë. “Në ditën e dytë të Kampionatit Evropian të Atletikës në Amsterdam Musa Hajdari bëri një paraqitje të shkëlqyeshme në disiplinën 800 metra, por fati nuk ishte në anën e tij. Ai u radhit në pozitën e 5-të në grupin e tij dhe në vendin e 11-të në ranglistën e përgjithshme, por kjo nuk i mjaftoi për të kaluar në gjysmëfinale dhe për 25 të qindtat e sekondës mbeti pa kaluar më tutje. Po them që nuk kishim fat, sepse gjashtë garues me kohë më të dobët se Musa Hajdari u kualifikuan për shkak të pozitave që ishin në grupet e tyre jo me rezultatin e arritura, sistemi kualifikues është i tillë . Megjithatë, Federata Atletike e Kosovës është e kënaqur me paraqitjen e Hajdarit duke marrë parasysh nivelin e këtyre atletëve të nivelit jo vetëm evropian por edhe botëror, siç janë P. Bosse, Amel Tuka, Adam Kishot, etj. Kur krahasojmë se në çfarë kushtesh e rrethanash kemi punuar për të ardhur deri këtu në raport me atletët e këtyre shteteve mendojmë se është një sukses për tu vlerësuar dhe respektuar. Shpresoj se shteti, organet përkatëse të sportit që janë përgjegjëse për infrastrukturë dhe mirëqenien e sportistëve të zgjohen nga gjumi dhe të bëjnë diçka për sportin, ngase kaluan dy vite Kosova nuk ka shteg të atletikes, kjo është papërgjegjësi dhe një neglizhencë e MKRS-së, që po zvarriten punimet në shtegun e atletikës në stadiumin e Mitrovicës”, ka thënë Shkodra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat