Kosova me tre atletë në evropian

Atletika

Kosova me tre atletë në evropian

Nga: Kemajl Goca Më: 12 korrik 2016 Në ora: 18:30
Pamje nga atletika Shkodra

Kombëtarja e Kosovës me tre atletë do të përfaqësohet në Kampionatin Evropian për të rinj, që mbahet (14-17 korrik) në Tbilisi të Gjeorgjisë. “Albina Deliu do të garojë në 800 metra, Leart Osmanaj në 100 e 200 metra dhe Alen Softiç në hedhjen e diskut e të gjyles. Kështu që pas një paraqitje të mirë të atletëve në Kampionatin e shteteve të vogla që u zhvillua në Maltë, ku Musa Hajdari fitoi medaljen e artë dhe në Kampionatin Ballkanik të argjendtën, si dhe pas një paraqitje të denjë në Kampionatin Europian, shpresojmë atletët tjerë të rinj në paraqitje të mirë edhe në evropianin U-18”, tha Abdurrahman Shkodra, sekretar i federatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat