Në bazë të përvojës edhe rezultatet

Atletika

Në bazë të përvojës edhe rezultatet

Nga: Kemajl Goca Më: 18 korrik 2016 Në ora: 12:16
Pamje nga një garë

Atletët e përfaqësueses së Kosovës arritën rezultate solide në Kampionatin e Europian për U-18 që u mbajt në Tbilisi të Gjeorgjisë. Rezultatin më të mirë e ka arritur Alen Softiç në hedhjen e gjyles, duke e zënë pozitën e 19-të. “ Atletët e ri janë paraqitur denjësisht dhe  treguan rezultatet premtues për të ardhmen.  Alen Softic zuri vendin e 19-të në disiplinën e Gjyles, i cili e ka hedhur atë 15.35 metra, ndërsa në disk i 28-ti me 44.72 metra. Leart Osmanaj në disiplinën 100 metra renditet i 26-ti me kohë 11.14 sekonda, ndërsa në atë 200 metra i 30-ti me kohë 22.64 sekonda dhe Albina Deliu në 800 metra zë vendin e 26-të me 2:28.13 minuta”, bëhet e ditur nga federata. Në bazë të përvojës janë edhe rezultatet e këtyre djelmoshave të talentuar, ngase ka dy vite që nuk kanë shteg me tartan të stërviten në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat