Vijona Kryeziu e pafat, nuk kualifikohet në finalen e botërorit

Atletika

Vijona Kryeziu e pafat, nuk kualifikohet në finalen e botërorit

Nga: Kemajl Goca Më: 21 korrik 2016 Në ora: 11:20
Vijona Kryeziu

Atletja e kombëtares së Kosovës, Vijona Kryeziu, me gjithë eliminimin, me paraqitje la përshtypjen të jashtëzakonshme në Kampionatin Botëror për U-20, që po mbahet në Bydgoszcz të Polonisë. “Vijona Kryeziu përfaqësoi Kosovën në Kampionatin Botëror të atletikës, që është duke u mbajtur në Poloni. Vijona ka arritur që t’i kaloj kualifikimet dhe të garoj në gjysmëfinale, por fati deshi që ajo të mos të jetë finalist e këtij kampionati. Federata Atletike e Kosovës është shumë e kënaqur që në historinë e atletikës tonë një atlete ta përfaqësoj Kosovën në një garë të madhe. Jemi shumë të bindur se në të ardhmen Vijona do t’i sjell edhe medalje Kosovës”, vlerëson Federata Atletike e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat