Muhameti ka mbi 70 vjet, i pakapshëm për të rinjtë

Atletika

Muhameti ka mbi 70 vjet, i pakapshëm për të rinjtë

Nga: Kemajl Goca Më: 24 korrik 2016 Në ora: 16:55
Muhamet Rama në mes dy vajzave

Muhamet Rama, është një rast i rrallë në botën sportive. E para, njihet si atlet veteran por që ka nisë karrierën sportive mbi moshën 50 vjeçare. Ai edhe pse në moshë mbi 70-vjeçare i bën telashe të rinjtë e të rejat, sepse nuk e kanë fuqinë e vrapit sikur ai. Rama është i jashtëzakonshëm, që nuk e ka problem t’i vrapojë mbi 20 kilometra. Ai nuk ia ka huq asnjë gjysmëmaratone dhe ka marr pjesë në garat e ndryshme jashtë vendit. Është nga Vushtrria, i fortë deri në pikën e  fundit, nuk dorëzohet, nuk njeh pleqëri, por do konkurrencë. Ai as vet nuk e di se sa do të vrapojë me ritëm të lartë, sepse çdo ditë stërvitet pavarësisht a janë temperaturat e larta apo tepër të ulëta. Stërvitet deri në 10 kilometra, e mban vijën e trupit dhe madje është më i fortë se sa një i ri nëse e shikon nga afër dhe se si vepron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat