Njeriu më i shpejtë në botë: Nuk do t’i humbas titujt në Olimpiadën e Rios

Atletika

Njeriu më i shpejtë në botë: Nuk do t’i humbas titujt në Olimpiadën e Rios

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 09:00
Usain Bolt

Njeriu më i shpejtë në botë nuk ka frikë dhe mendon të rifitojë. Kur duhen edhe dhjetë ditë nga hapja e Lojërave Olimpike, Usain Bolt thotë qartë: “Mendoj pjesëmarrjen e tretë në Olimpiada dhe shpreh siguri për titujt në 100 metër, 200 metër dhe 4×100 metër”.

Usain Bolt, para pak ditësh në garat e zhvilluara në Londër, në 200 metra arriti kohën 19″89, që i jep atij besimin për të qenë gati për Lojërat Olimpike.

“Nuk do të humbas asnjë nga medaljet e arta”, është shprehur xhamajkani. Ai ka thënë se është i përqendruar dhe i gatshëm për të dalë në pistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat