Bolt më afër fitores së trefishtë të medaljeve

Atletika

Bolt më afër fitores së trefishtë të medaljeve

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 07:51
Usain Bolt

Usain Bolt është bërë atleti i parë që fiton tre tituj përnjëherë në garën e vrapimit prej 100 metrave në një Olimpiadë.

Vrapuesi nga Xhamajka ka arritur finalen duke përfunduar garën për 9.81 sekonda më 14 gusht në Rio.

Amerikani Justin Gatlin ka fituar medaljen e argjendit ndërsa kanadezi Andre de Grasse ka fituar medaljen e bronzit.

Fitorja e ka çuar Usain Bolt më afër fitores së trefishtë të medaljeve të arta në tri gara: atë prej 100 metrave, 200 metrave dhe vrapimit të 4 fishtë prej 100 metrave.

“Dikush ka thënë se kështu mund të bëhem i pavdekshëm. Edhe dy medalje dhe mund të nënshkruhëm si i tillë. I pavdekshëm”, ka komentuar pas fitores së mbrëmshme Bolt.

Bolt nuk ka qenë pjesë e një gare prejse doli i dyti në kampionatin botëror të vitit 2007 në garën e vrapimit prej 200 metrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat