Semenya: Jam e lumtur në një botë të pabesueshme

Atletika

Semenya: Jam e lumtur në një botë të pabesueshme

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 13:34
Caster Semenya

Një nga atletet më të përfolura të viteve të fundit është Caster Semenya, që ka përfunduar disa herë në qendër të diskutimeve nëse është femër apo mashkull. Atletja nga Afrika e Jugut është ndaluar pak vite më parë për të garuar nga IAAF-i, pasi u konstatua se trupi i saj prodhonte hormone mashkullore, raporton telesport. Por koha kaloi dhe atletja që asnjëherë nuk kishte triumfuar në Lojërat Olimpike arriti mbrëmë të bëjë ëndrrën e saj realitet dhe t’i dhurojë Afrikës së Jugut medaljen e artë. Atletja e Afrikes se Jugut, Caster Semenya gjate gares Semenya triumfoi në garën e 800 metrave në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, duke dhënë kohën 1’55”28. Në vendin e dytë dhe medalje argjendi për atleten nga Burindi, Francine Niyonsaba, ndërsa në të tretin doli keniania Margaret Wamboi. Është një medalje e fituar kundër paragjykimeve, në fund të një gare të fortë dhe të shpejtë. Jam e lumtur në një botë të pabesueshme. Kjo fitore është për Afrikën e Jugut dhe ende nuk më besohet se ia arrita”, tha pas gare Caster Semenya.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat