Atletika me plane të mëdha

Atletika

Atletika me plane të mëdha

Nga: Kemajl Goca Më: 26 gusht 2016 Në ora: 11:41
Pamje nga një garë

Si shumë sporte tjera edhe Federata e Atletikës së Kosovës, me kryetarin Halil Sylejmanin, kanë plane të mëdha për stinorin vjeshtor, por këto ditë organizojnë edhe kampin për grup-moshat e reja në atletikë. “Federata Atletike e Kosovës për shtatë ditë me radhë do të mbaj kampin e atletëve për të rinj U-14 dhe U-16 në qendrën rekreative në Gërmi të Prishtinës. Në këtë kam marrin pjesë mbi 30 atletë nga trevat e ndryshme të Kosovës. Trajnerët e Federatës Atletike të Kosovës kanë hartuar një program profesional adekuat në bazë të moshës, me qëllim të ngritjes së performancës së atletikës dhe të ketë vlera edukative dhe sociale. Në këtë kamp janë përfshirë një numri i madh të rinjve me kapacitete premtuese për të ardhmen e atletikës tonë. 
Gjatë kampit do të mbahen edhe ligjërata teorike të përshtatshme për pjesëmarrësit dhe organizimi i kampeve për të rinj do të jetë një vazhdimësi e praktikimit edhe në vitet e ardhshme, por me një program të mirëfilltë. Kampet stërvitore kanë rëndësi të shumëfishtë për atletët e rinj. Motivimi dhe përkushtimi për sportin e atletikës për të ngritur njohuritë dhe rezultatet në këtë sport”, thuhet nga Federata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat