Ruth Jebet, rekord të ri botëror në 300 metra me pengesa

Atletika

Ruth Jebet, rekord të ri botëror në 300 metra me pengesa

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 16:52
Ruth Jebet

Rekord i ri botëror në garën e 3000 metrave me pengesë për femra. Koha e re me e shpejtë në katë disiplinë të atketikës u shënua në Diamond League në Paris nga keniania Ruth Jebet që garon për Bahreinin, e cila e përshkoi këtë distancë për 8 minuta, 52 sekonda e 78 të qindat.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga atletja ruse Gulnara Galkina, e cila në Lojërat Olimpike të Pekinit e përshkoi distancen me mbi 6 sekonda më shumë.

Përkishit në Olimpiadën e 2008-ës gara e 3000 metrave me pengesa u pranua si disiplinë e re e atketikës.

Në lojërat Olimpike të Rios Ruth Jabet fitoi medaljen e artë me 8 minuta 59 sekonda e 75 të qindat, teksa në 2000 metrat e para vrapoi si e cmendur, por pa mundur ta thyente rekordon botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat