Hakerët rus publikuan dosjet mjekësore të atletëve të Rio-së

Atletika

Hakerët rus publikuan dosjet mjekësore të atletëve të Rio-së

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 10:53
Ilustrim

Hakerët thonë se kanë prova se pjesëmarrësit e olimpikut të SHBA-ve kanë përdorur doping.

Agjencia botërore Anti-Doping(WADA) ka lajmëruar se baza e të dhënave është sulmuar nga grupi i hakerëve rus, të cilët kanë publikuar online të dhënat mjekësore të disa atletëve të SHBA-së të hënën, shkruan The Independent.

Grupi i spiunazhit Cyber, i njohur si Fancy Bear, publikoi të dhënat e katër atleteve femra amerikane Olimpike siç janë: Yjet e tenisit Serena dhe Venus Williams, fituesja e medaljes së arit në gjimnastikë disa herë, Simone Biles dhe basketbollistja Elena Delle Donne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat