Pa shteg nuk mund të paramendohet një rezultat i fortë

Atletika

Pa shteg nuk mund të paramendohet një rezultat i fortë

Nga: Suad Kryeziu Më: 23 shtator 2016 Në ora: 19:04
Suad Kryeziu

Debate

Atletika po ballafaqohet me mjaft telashe sa i përket mungesës së shtegut të saj me tartan. Sa i përket këtij sezoni (të vitit 2016) nuk mund të them se shkoi edhe aq mirë, për shkak se nuk u zhvillua asnjë garë në shteg deri me tani,  për shkak te shtegut që nuk i plotëson kushtet për t’u zhvilluar garat aty, edhe pse është i vetmi shteg i atletikës dhe ai nuk i plotëson kushtet, kjo është një katastrofë e madhe për atletikën tonë. Që dy vite nuk mundem të zhvillojmë asnjë garë në shteg, por detyrohemi që të udhëtojmë jashtë vendit për një stërvitje, ndërsa sa i përket rezultateve në këtë vit nuk munguan, ngase kishte lëvizje të mira në të gjitha kategoritë, gjithashtu ishte edhe një vit historik, ku dy atletët tanë morën pjesë në Lojërat Olimpike – ‘Rio 2016’ dhe kjo mendoj se nuk përsëritet aq shpesh. Është vit shumë i veçantë, edhe pse kushtet na mungojnë shumë, por me punë të madhe mendoj se kemi arritur deri këtu ku jemi tash. Ne kemi shumë talent të mëdhenj vetëm se duhet të investohet në ta dhe t’i ofrojmë kushte sa më të mira për stërvitje dhe gjërat tjerat, nëse nuk investojmë atëherë edhe talentet po treten, sepse nuk kanë motivim të stërviten, dhe për atë arsye në çdo sport është shumë e vështirë që të dalin sportistët deri në kategorinë e seniorëve. Sepse nëse nuk kanë ndonjë pagë, është problem të vet financohen dhe në atë moshë mund të largohen shumë nga sporti, përderisa nuk rregullohen këto gjëra mendoj se është vështirë të ecin përpara.  Në atletikë ka shumë konkurrencë dhe për të dominuar në gara të nivelit shumë të lart, në kampionate botërore apo evropiane mendoj se është shumë e vështirë, sepse duhet pak një kohë më e gjatë dhe kushte shumë speciale, për faktin se kemi të bëjnë me shtete të forta që kanë traditë shumëvjeçare në atletikë. Pra, kanë kushte speciale, nuk i mundon asgjë përderisa nuk i kemi edhe ne të njëjtat kushte, mendoj se është vështirë të dominojmë, edhe pse kemi shumë talentë dhe jemi shumë punëtor.  Pa shteg nuk mund të paramendohet një rezultat i fortë sidomos në shtigje të shkurta dhe të mesme, po nëse do ta kishim një shteg në çdo qytet të Kosovës, mendoj që shumë më shumë do të kishim talent se do të afrohen secili të stërvit, pasi që fëmijën 12 vjet nuk mundesh ta dërgosh në mal për një stërvitje sepse ai nuk mundet ti përballon asaj ngarkese dhe mund që të largohen. Prandaj duhet të kemi shtigje të atletikës sikur në shtetet tjera dhe të zbulojmë sa më shumë talent dhe të afrohen sa më shumë të rinj, sepse pa gjenerata të reja nuk mund të synojmë me larg.

Autori është atlet i kampionit, KA Rogana dhe i kombëtares së Kosovës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat