Jonuzaj karakterizohet me shpejtësinë në Gjermani, dëshiron të ngjallë kulturën e atletikës në Kosovë

Atletika

Jonuzaj karakterizohet me shpejtësinë në Gjermani, dëshiron të ngjallë kulturën e atletikës në Kosovë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 24 shtator 2016 Në ora: 17:37
Hasan Jonuzaj

Ai ishte vetëm 19 vjeç kur erdhi në Gjermani si pasojë e Luftës së Kosovës. Hasan Jonuzaj gjen menjëherë punë për shpërndarjen e letrave të postës, integrohet shpejt dhe bëhet i dashur për gjithë qytetarët e qytetit Giesen, shkruan media lokale gjermane “Giesener Anzeiger”.

38 vjeçari duket se e ka pasion shpejtësinë, pasi jo vetëm që i shpërndan shumë shpejt zarfet në postën ku punon, por edhe në garat e vrapimit ka marrë vende dinjitoze. Ai sfidoi veten edhe në garat e vrapimit në 2013 mori vendin e parë, duke u shpallur si "postieri më i shpejtë i Gjermanisë". Pikërisht këtu vjen edhe befasia, pasi në vend të përkushtimit më të madh në atletikë që do merrte shumica dërrmuese në rastin e Jonuzaj, ai merr dy vite pushim papagesë për të udhëtuar në Kosovë. Kjo erdhi për dy arsye: të studiojë gjermanistikën dhe për të qëndruar pranë me familjen, pasi para 16 viteve kishte ardhur i vetëm në Gjermani si azilkërkues.

Në Kosovë për të ngjallur sportin e atletikës

Kosova është vendi i sportistëve, por për shkak të infrastrukturës nuk kanë dalur atletë të suksesshëm. Përkundër kësaj, Hasani dëshiron të bëjë mrekullinë. Kështu, në vendlindjen e tij, Malishevë, Hasani ka bërë bashkë një grup të rinjsh që stërviten për të vrapuar. “Sigurisht kushtet janë të pakrahasueshme me këto në Gjermani…” shprehet ai, por ia vlen të fillohet edhe në këto rrethana. Ai flet me entuziazëm kur përmend se një djalë nga ky grup tashmë shtegun e 100 metrave e vrapon për 12 sekonda!

10 kilometra për 35 minuta

Kohët e fundit ai ka marrë pjesë në garat që organizon Posta e Gjermanisë në Berlin, ku përsëri ka spikatur me sukseset e tij. Jonuzaj doli i dyti në shtegun 1600 metra. Dhe, këtë sukses e realizoi në garë me 3000 garues të tjerë. Ndërsa në garat e mbajtura në Stadiumin Olimpik të Berlnit, mes 14.500 vrapuesve mori vendin e tretë. Në faqen zyrtare të Maratonës së Dresdenit (dresden-marathon.com), tregohet se Jonuzaj 10 kilometra i ka bërë për 35 minuta e 51 sekonda, katër minuta më shumë sesa vendi i parë./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat