Atletët e Roganës dhe të Llapit nuk ka kush i ndalë

Atletika

Atletët e Roganës dhe të Llapit nuk ka kush i ndalë

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shtator 2016 Në ora: 12:23
KA Rogana

Klubi i atletikës Rogana dëshmoi fuqinë në konkurrencën e meshkujve. Klubi që ka trajner ZIjadin Kryeziun, tregoi forcën në Kampionatin individual të Kosovës, që u mbajt në stadiumin olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë. Rogana tuboi më së shumti pikë te meshkujt, duke bërë me dije se janë të pa konkurrencë. Rogana zuri vendin e parë me 87.5 pikë, duke lënë pas vetes KA Prizrenit me 69 pikë etj. Te femrat, Llapi i Podujevës ishte më i mirë dhe zuri vendin e parë me 79,75 pikë, ndërsa Rogana renditet në pozitën e dytë me 71 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat