Kryeziu e shqetësuar nga lëndimi: Tani nuk mund as të eci

Atletika

Kryeziu e shqetësuar nga lëndimi: Tani nuk mund as të eci

Nga: Kemajl Goca Më: 29 shtator 2016 Në ora: 10:10
Vijona Kryeziu

Atletja e klubit Rogana (fshat nga Dardana), Vijona Kryeziu dhe njëherësh anëtare e kombëtares së Kosovës, rrezikon karrierën e saj pas lëndimit gjatë javës që e lamë pas. “Unë tani po rrezikoj karrierën!”, tha Kryeziu. 18-vjeçarja e talentuar që mori pjesë në Lojërat Olimpike – ‘Rio 2016’, është e shqetësuar shumë për lëndimin e këmbës gjatë garave kampionale. 

“Bota sot”: Si ndodhi lëndimi i gjurit të djathtë gjatë mbajtjes së Kampionatit të Kosovë?

Vijona Kryeziu: Pas fitores në 100 metra, 400 m. dhe 4x100 m. jam rrëzuar si pasojë e shtegut (në Mitrovicë) i cili ka shumë defekte dhe është shumë i rrezikshëm. Sa i përket pasojave, mendoj se do të jenë mjaft të mëdha, tani nuk po mund as të eci, ndërsa për më vonë nuk e di se çka do të bëhet.

“Bota sot”: Thoni se mund ta përfundoni karrierën, a jeni e stresuar?

Vijona Kryeziu: Sigurisht që po, dhe mund të them se ka ndikuar mjaft shumë në gjendjen time psikike, sepse e kam shumë të vështirë ta mendoj. Ndoshta ky mund të jetë shkaku që të përfundojë karriera ime si sportiste.

“Bota sot”: Ku jeni lënduar më shumë?

Vijona Kryeziu: Pothuajse në të gjithë trupin, mirëpo lëndimin më të madh e kam të gjuri i djathtë.

“Bota sot”: Vit i mirë apo dëshpërues?

Vijona Kryeziu: Deri në ditën që jam rrëzuar ka qenë një vit i mirë, duke pasur parasysh se kam qenë pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike, ndërsa pas këtij rrëzimi jam dëshpëruar shumë. Mirëpo, asnjëherë nuk mendoj ta lë atletikën veç nëse ndihem e detyruar shkaku i lëndimit. Sigurisht pas lëndimit do të kthehem, sepse, asgjë dhe askush nuk mund të me ndaloj në arritjet drejt suksesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat