Bolt konfirmon: Tërhiqem në 2017

Atletika

Bolt konfirmon: Tërhiqem në 2017

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 14:59
Usain Bolt

Usain Bolt konfirmon tërheqjen e tij nga atletika në vitin 2017. Sprinteri xhamajkan e komunikoi këtë lajm në programin televiziv 'Smile Jamaica' kur theksoi se do t'u thotë lamtumirën përfundimtare garave pas Botërorit të Atletikës të vitit të ardhshëm, që do të mbahet në Londër, 2 muaj pas Mitingut që do të jetë në Xhamajka.

“Racers Grand Prix do të jetë gara e fundit në vendin tim, ndërsa tërheqja përfundimtare nga të gjitha aktivitetet do të ndodhë pas Botërorit të Atletikës', tha 9 herë kampioni olimpik-

“Racers Grand Prix” është programuar të zhvillohet në 10 qershor, ndërsa botërori i Londrës do të mbahet në 5-13 gusht të 2017. Muajin e ardhshëm, sprinteri 30-vjeçar pritet të nisë përgatitjet për atë që do të cilësohet si sezoni i tij i fundit në pistat e atletikës. 

Këtë vit, xhamajkani vendosi emrin në librin e artë të historisë së Lojërave Olimpike pasi në Rio fitoi për të tretëm herë radhazi 3 medalje të arta në këto kompeticione, në 100,200 dhe 4x100 metra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat