Nënë e dy fëmijëve, por e pa konkurrencë në shtigjet e gjata!

Atletika

Nënë e dy fëmijëve, por e pa konkurrencë në shtigjet e gjata!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2016 Në ora: 19:33
Luljeta Zhegrova-Shala gjatë garës

Luljeta Zhegrova-Shala edhe një herë tregoi se është më e mira në shtigjet e gjata. Ajo edhe pse në moshën 38-vjeçare tregoi kualitetet e saja në “Maratonën e Malësisë së Gjakovës” në atletikë, e cila është organizuar në mes dy shteteve: Kosovë-Shqipëri. Zhegrova-Shala zuri vendin e parë në gjysmëmaratonë (21 kilometra) me kohë për një orë e 36 minuta e 54 sekonda.  “Në të vërtetë unë kam garuar në gjysmëmaratonë dhe vet fakti që ishte ndërshtetërore me ka dhënë force e motiv”, tha Zhegrova-Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”. Atletja e KA Llapit nga Podujeva dhe e kombëtares së Kosovës, është nënë e dy fëmijëve, por kjo fare nuk është pengesë për sukseset e saja. “Konkurrenca ishte e zakonshme si nëpër të gjitha garat në Kosovë. Sigurisht që kam pritur fitoren”, thotë ajo.  Sa është vështirë për Ju si nënë e dy fëmijëve të dominoni ndaj të rejave? “Si nënë e kam...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat