Fansi i shpëton jetën kampionit olimpik, zbulon diçka që ai s'e kishte vënë re

Atletika

Fansi i shpëton jetën kampionit olimpik, zbulon diçka që ai s'e kishte vënë re

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 10:17
Mack Horton

Fituesi olimpik i medaljes së artë, Mack Horton, ka falënderuar një tifoz i cili i ka shpëtuar jetën, pasi kishte vënë re një nishan të rrezikshëm në gjoksin e tij, gjatë Lojërave Olimpike.

Notari Horton, i cili fitoi garën 400 metra të stilit të ri në Rio 2016, postoi një foto në Instagram këtë të premte, ku tregoi se i ishte nënshtruar një operacioni në Melbourne, për të hequr nishashin.

Ai tha se ndërhyrja u bë vetëm pasi një tifoz kontaktoi me skuadrën australiane olimpike të notit përmes e-mailit për të ngritur alarmin se Horton rrezikohej nga kanceri në lëkurë.

“Faleminderit personit që i dërgoi email doktorit të skuadrës së notit dhe më sugjeroi të kontrolloja nishanin. Thirrje e mirë. Shumë thirrje e mirë,” shkruan ai përbri fotos ku shfaqet me kraharor të fashuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat