Bolt: Gjithçka nga fillimi

Atletika

Bolt: Gjithçka nga fillimi

Më: 15 nëntor 2016 Në ora: 17:39
Bolt

Atleti më i shpejtë në botë, Usain Bolt, ka postuar në rrjetet sociale moment nga stërvitja e tij. “Dita ime e parë e stërvitjes. Gjithçka nga fillimi për misionin 2017”, ka qenë komenti i Boltit. Duket qartë që atleti kërkon të lërë gjurmë edhe në këtë aventurë të fundit, ndërkohë që ende nuk ka bërë me dije se në cilat gara do të paraqitet gjatë vitit 2017-ës. E vetmja gjë e sigurt që dihet është se Bolt dëshiron të merret me futboll pasi të tërhiqet nga atletika, ndaj dhe do të provohet te  FC Dortmundi. Stërvitja e Boltit ka nisur me gjërat më elementare, në mënyrë që përgatitja të jetë sa më e plotë dhe rezultati pas disa muajsh sa më i mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat