Sylejmani: Herë Kosovë, herë Shqipëri...

Atletika

Sylejmani: Herë Kosovë, herë Shqipëri...

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 28 nëntor 2016 Në ora: 12:18
Halil Sylejmani

Halil Sylejmani, kryetar i Federatës Atletike, mendon se do të ishte një hap i madh organizimin i një aktivitetit shumë sportesh për nder të Festës së Flamurit – 28 Nëntorit. “Do të ishte mirë që të mbahet një garë e përhershme e tradicionale jo vetëm në Kosovë, por në bashkëpunim me Federatën e Atletikës Shqiptare, po ashtu edhe me shqiptarët që jetojnë në Maqedoni dhe kudo.  Pra, me një marrëveshje në formë memorandumit mes Federatës Atletike të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, me shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, që të jetë një vrapim i përbashkët.  Gjithherë kemi marrë pjesë për Ditën e çlirimit të Shqipërisë dhe Dita e Pavarësisë së Shqipërisë është një festë e madhe për kombin shqiptar. Federata Atletike, nga viti i ardhshëm do të mundohet që të organizojë aktivitetet e përbashkëta me Federatën Shqiptare të Atletikës, herë Kosovë, herë Shqipëri dhe me atletët kudo që janë në trojet shqiptare, që ta nderojmë Ditën e Pavarësisë”, tha Sylejmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat