Sylejmani, disa takime të rëndësishme në Federatën Botërore

Atletika

Sylejmani, disa takime të rëndësishme në Federatën Botërore

Nga: K.Goca Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 15:30
Sylejmani me sekretarin Gracia

Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, ka pasur disa takime të rëndësishme me federata e ndryshme botërore dhe njëkohësisht është pritur edhe nga sekretari gjeneral i IAAF-it. “Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës z Halil Sylejmani sot ka filluar vizitën në shtëpinë e Federatës Botërore të Atletikes ku u pritë nga sekretari gjeneral i IAAF z. Jean Gracia dhe me shumë kryetar të federatave botërore. Sylejmani do të marrë pjesë edhe në takimin ku pritet të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjen në mes Shoqatës Atletike Evropiane, dhe Federatave anëtare të vendeve të vogla të Evropës për të organizuar Kampionatin Evropian të këtyre shteteve që pritet të mbahet më 9 qershor të vitit 2018 në Liechtenstein. Me 3 dhjetor, Sylejmani do ë  merr pjesë në punimet e Kongresit të IAAF-së që do mbahet në Monaco.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat