Kjo bukuroshe godet partinë e Ali Ahmetit!

Atletika

Kjo bukuroshe godet partinë e Ali Ahmetit!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 10:13
Drita Islami

Zgjedhjet po afrohen në Maqedoni, kritika e kritika ka nga rrafshet e ndryshme. Edhe sportistët nuk heshtin, sepse kanë pakënaqësi. Atletja më e mirë shqiptare në Maqedoni, Drita Islami, nuk ka mundur t’i ruajë nervat dhe e ka goditur partinë e BDI-ës, që ka kryetar Ali Ahmetin. “BDI paska filluar të shpërndajë mirënjohje për klubet e suksesshme sportive pikërisht 4 ditë para zgjedhjeve. A thua pse tani morën lëvdata klubet dhe sportistët shqiptar? Pse tani ju ra ne mend për sukseset e shqiptarëve? Pse nuk u uruan ata kur nuk kishte zgjedhje por pikërisht tani? Pse morën lëvdata vetëm disa klube të caktuara, ndërsa u harruan shumë të tjera vetëm pse nuk i takojnë asnjë partie politike?
A THUA PSE o njerëz të verbër?
Ndoshta në zgjedhjet e ardhme do të marrë dhe unë ndonjë lëvdatë si femra e parë Shqiptare nga Maqedonia në Lojëra Olimpike, sidoqoftë kush i meriton dekoratat s’ka nevojë për ato, ndërsa kush kërkon dekorata, nuk i meriton”, shkruan atletja e shquar Drita Islami, ndryshe njihet edhe si bukuroshja sportive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat