Kryeziu: Përgatitje në Ulqin, përparësi e mirë për ne

Atletika

Kryeziu: Përgatitje në Ulqin, përparësi e mirë për ne

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 26 dhjetor 2016 Në ora: 19:41
Suad Kryeziu

Atletët e kombëtares së Kosovës në të dyja konkurrencat (meshkuj e femra) po përgatiten në Ulqin të Malit të Zi. Sipas atletëve, atmosfera është shumë e mirë si dhe kushtet për punë janë të volitshme.  Atleti i klubit kampion Rogana, Suad Kryeziu, vrapon në shtigjet të gjata, thotë se stërvitin me zell të shtuar që të jenë të përgatitur në çdo element për garat edicionin e ri. “Qe tri ditë kemi filluar fazën përgatitore në Ulqin, kushtet klimatike janë të shumë mira edhe pse kemi pak probleme me ndryshimin e klimës, sepse tek ne janë temperaturat minus, ndërsa këtu mbi 10 gradë celsius. Sido qoftë është një përparësi shumë e mirë të stërvitemi në këto kushte të mira. Stërvitjet i zhvillojmë dy herë në ditë me një intensitet të lart dhe shpresojmë që të mos kemi ndonjë problem, dhe të na ecin stërvitjet ashtu siç e kemi planifikuar”, thotë Kryeziu për gazetën kombëtare “Bota sot”. Atleti thotë se janë këto përgatitje të mirëseardhura që të jenë sa më të...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat