Sylejmani në Ulqin, vlerëson sakrificën e atletëve

Atletika

Sylejmani në Ulqin, vlerëson sakrificën e atletëve

Nga: Kemajl Goca Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 14:11
Sylejmani viziton atletët e atletet e Kosovës

Atletët e atletet e kombëtares së Kosovës ka ditë që po ushtrojnë në Ulqin, me qëllim që të përgatiten për garat e ndryshme qoftë vendore qoftë ndërkombëtare. Halil Sylejmani, kryetar i Federatës Atletike të Kosovës vizitoi atletët dhe e çmojë lartë sakrificën e tyre. “Krerët e Federata Atletike e Kosovës bën vizitë atletëve ne përgatitjet dimërore në Ulqin. Krerët e Federatës Atletike të Kosovës vizituan kapin përgatitor që ka filluar më 24.12.2016 dhe që do vazhdoj edhe gjatë festës, atletët nuk do kenë pushim edhe për festën e fund vitit dashuria për sport dhe dëshira për rezultat dhe përfaqësim të Kosovës në gara ndërkombëtare Ngritja e performancës së atletëve do të jetë punë e vazhdueshme me të cilën jemi duke u marr seriozisht me të gjitha kapacitetet tona. Kryetari i FAK-ut z Halil Sylejmani, tha se është kënaqësi dhe privilegj që jam në mesin tuaj unë si kryetar i Federatës Atletike të Kosovës vlerësoj lart punën e trajnerëve dhe vullnetin e dëshirën e lartë të atletëve për sakrificat e tyre që po tregojnë edhe gjatë këtij fund vitit”, thuhet nga informata e Federatës Atletike të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat