Hajdarit e Kryeziut iu takoi kurora e më të mirit

Atletika

Hajdarit e Kryeziut iu takoi kurora e më të mirit

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 19:41
Pamje nga shpallja e më të mirëve

Musa Hajdarit i takoi epiteti i më të mirit për vitin 2016, sikurse edhe Vijona Kryeziut në konkurrencën e femrave. Që të dy atletët janë të klubit kampion Rogana, fshat që është krenaria e Komunës së Dardanës. Është viti i katërt më radhë që Hajdari e Kryeziu fitojnë kurorën e më të mirit nga Federata Atletike e Kosovës. Si njëri po ashtu edhe tjetri janë krenarë për këtë epitet dhe debutuan në Lojërat Olimpike – ‘Rio 2016’.   Federata Atletike e Kosovës shpërbleu tre më të mirët me mjetet financiare. Atleti e atletja e vitit u shpërblyen me nga 900 euro, kurse i dyti me 600 dhe vendi i tretë me 300 euro. Klubi më i mirë është shpallur KA Rogana me 1937 pikë, pasojnë: Mitrovica 1390 e Trepça me 1373 pikë. Trajneri më i suksesshëm është Zijadin Kryeziu dhe epiteti i gjyqtares më të mirë i takoi Remzie Shalës. Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, e vlerësoi vitin 2016 mjaft të mirë me gjithë disa peripeci që hasi. “I kemi pas të njohura sfidat që do të na presin për vitin 2016 dhe me një angazhim të të gjitha strukturave brenda federatës kemi filluar punën me një përgjegjësi të madhe.  Ka pasur përparime, por ka pasur edhe ngecje dhe për këtë jemi të vetëdijshëm.  Kemi pas për qëllim të paraqitemi në aktivitetet...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat