Atletët e Kosovës premtojnë rezultate të mira në Stamboll

Atletika

Atletët e Kosovës premtojnë rezultate të mira në Stamboll

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 11:20
Musa Hajdari, Halil Sylejmani dhe Astrit Kryeziu

Atletët më të mirë në vend, Musa Hajdari e Astrit Kryeziu, do të marrin pjesë në garën e Stambollut. Anëtarët e kombëtares së Kosovës, ndryshe të kampionit në fuqi, Rogana, premtojnë rezultate të mira. “Hajdari e Kryeziu udhëtuan për në Stamboll të Turqisë, për të përfaqësuar Kosovën në garë ndërkombëtare të organizuar nga Federata Atletike e Turqisë. Atletët që do e përfaqësojnë Kosovën në këtë eveniment ndërkombëtar janë Musa Hajdari dhe Astrit Kryeziu në disiplinën 800 metra, e cila zhvillohet nesër. Atletët i përcolli Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës z. Halil Sylejmani. Ai me këtë rast Sylejmani atletëve tanë ju uroj rrugë të mbarë dhe shumë suksese në këtë eveniment me karakter ndërkombëtar”, bëhet e ditur nga Federata Atletike e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat