Atleti shqiptar që shtangu serbët, sërish në Beograd!

Atletika

Atleti shqiptar që shtangu serbët, sërish në Beograd!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 14:29
Izmir Smalaj

Atleti i kombëtares së Shqipërisë, Izmir Smajlaj, me suksesin e jashtëzakonshëm të tij shtangu Beogradin!  Smajlaj shënojë sukses të madh, duke fituar medaljen e artë në kërcim së gjati. Ai arriti rezultat fenomenal, kërceu 7.98 metra, duke u bërë kampion i Ballkanit në këtë disiplinë. Atleti e pranon se kishte paksa frikë para se të arrijë në Beograd, duke i pasur parasysh të gjitha zhvillimet në vitet e fundit dhe duke mos harruar edhe 14 tetorin e vitit 2014, kur u sulmua kombëtarja e Shqipërisë në ndeshjen e futbollit në përballje me Serbinë. Smajlaj është i lumtur që e çojë lart flamurin shqiptar në midis Beogradit. Kërcyeslarti tani e pret supersfida e radhës sërish në Beograd, kur me 3-4 mars do të zhvillohet Kampionati Evropian.

Smajlaj është i matur, duke deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot” se synon të futet në zonën e medaljes. Ai tha se ka qenë garë e fortë në Kampionatin Ballkanik. “Ishte një konkurrencë e fortë, 16 shtete,  20 vetë në garë, por isha në një formë të mirë fizike, në gjendjen të mirë. Një garë e fortë, garë Ballkani dhe një testim për mu para Kampionatit Evropian”, deklaroi Smalaj. A ka pasur provokime në Beograd? “Nuk ka pasur asnjë lloj provokimi, në momentin kur u ngrit flamuri, të gjithë u ngritën në këmbë dhe duartrokitën. Fillimisht kisha frikë kur udhëtova për Beograd, por ndodhi e kundërta. Me respektuan atje”, thotë Smalaj.  Atleti shpreson të futet në zonën e medaljeve në evropian: “Shpresoj të futem në zonën e medaljes, sepse aty ka konkurrencë, mbi 40 veta. Besoj se do të hyjë në zonën e medaljeve”, theksoi ai.

Nga shteti Shqiptar nuk ka edhe ndonjë shpërblim: “Jemi duke pasur vetëm mbështetje morale”. A iu ka uruar kryetari i Federatës së Atletikës së Serbisë? “Po, më ka uruar”, përgjigjet atleti. Mirëpo, ai ka pritur që të marrin pjesë edhe atletet e kombëtares së Kosovës: “Kam pritur ata të marrin pjesë, nuk e di pse nuk ishin. Ata më uruan për suksesin”. Atleti ankohet për kushtet jo të mira dhe si rrjedhojë e kësaj stërvitjet i ka zhvilluar një periudhë në Stamboll. “Kushtet nuk janë të mira në Shqipëri, ndërsa në Stamboll jemi stërvitur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat