Smajlaj: Do të bëhet luftë e madhe në Beograd...

Atletika

Smajlaj: Do të bëhet luftë e madhe në Beograd...

Nga: Kemajl Goca Më: 2 mars 2017 Në ora: 16:41
Smajlaj

Izmir Smajlaj, atleti i kombëtares së Shqipërisë, është mirë i përgatitur dhe optimist për të arritur sa më lartë më lartë në Kampionatin Evropian në atletikë, që fillon nga dita e nesërme në Beograd të Serbisë.  Smajlaj që garon në kërcim së larti, me ekipin kombëtar kanë arritur në Beograd dhe sipas tij,  është atmosferë e mirë dhe janë të motivuar për sfidat e reja. Javën e kaluar Smajlaj fitoi titullin e kampionit të Ballkanit në disiplinën kërcim së larti, por sërish kërkon mrekullinë e radhës në kryeqytetin serb, edhe pse është i vetëdijshëm se do të jetë tepër vështirë, kur kihet parasysh konkurrencë tejet e fortë. “Është tepër e vështirë si garë dhe ka me u bë një luftë e madhe për medalje. Jam në gjendje shumë të mirë. Mezi pres të garojë. Nesër është kualifikuesja për finale, ndërsa pasnesër finalja”, thotë Smajlaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. A shpresoni se do ta siguroni një vend në finale? “Unë kam objektiv medaljen dhe shpresoj të jem në formë të mirë se çdo gjë do të ia arrijë”, tha Smajlaj.  Nga cilët atletë e sheh presionin? “Nga italianët! Kam tre kundërshtarë të fortë. Gara është garë, por besoj që do të ia dalë. Kam besim shumë të madh në vete, sepse kam rezultatin e tillë”, thotë Smajlaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat