Luiza Gega në finalen e Europianit në 1500 m

Atletika

Luiza Gega në finalen e Europianit në 1500 m

Më: 3 mars 2017 Në ora: 23:51
Luiza Gega

Luiza Gega kualifikohet me sukses në finalen e 1500 metrave për femra, në Europianin që po zhvillohet në Beograd. Atletja shqiptare u rendit e dyta në baterinë e saj duke siguruar kualifikimin direkt për në finalen që do të zhvillohet këtë të shtunë në orën 19:45, ku Gega synon të marrë një tjetër medalje. 28 vjecarja garoi në baterin e 3 të kualifikuese dhe regjistroi kohën e 4 minuta 13 sekonda e 40 të qindtat. Ajo u rendit e dyta në këtë bateri pas polakes, Sofia Ennaoui. Në total koha e Luiza Gegës ishte e 9-ta nga 19 garuese që u kualifikuan në 3 bateritë kualifikuese. Rezultati i Gegës është pothuajse 3 sekonda më i mirë se ai që atletja shqiptare regjistroi vitin e kaluar në të njëjtën garë në Botërorin e Sallave të Mbyllura, ku zuri vendin e 16-të. Gjithsesi duke qenë një garë kualifikuese, ku atletet përgjithësisht nuk japin më të mirën e tyre, ka pritshmëri të mëdha për Gegën sa i përket finales meqënëse koha më e mirë e Gegës në këtë disiplinë është 4 minuta 2 sekonda e 63 të qindtat, të cilën e vendosi në vitin 2015 në Doha të Katarit, ndërsa në sallat e mbyllura koha e saj më e mirë është 4 minuta 6 sekonda dhe 89 të qindtat.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat