Luiza Gega e pesta në 1500 m

Atletika

Luiza Gega e pesta në 1500 m

Më: 4 mars 2017 Në ora: 21:11
Luiza Gega

Luiza Gega nuk shkon më shumë se vendi i pestë në garën e 1500 metrave të Europianit të Atletikës në sallat e mbyllura që po zhvillohet në Beograd. Atletja shqiptare e mbyli garën me kohën 4 minuta, 11 sekonda e 64 të qindtat. Gega e nisi garën menjëherë në sulm duke u pozicinuar në krye që në metrat e para por me pas humbi terren ndaj kundërshtareve duke hasur vështirësi të mëdha.

Ishte britanikja Laura Muir që arriti të priste e para vijën e finishit me rreth 9 sekonda më shpejt se Gega, ndërsa podiumi u plotësua nga gjermania Klosterhalfen dhe polakja Annaoui. Në baterinë finale morën pjesë 8 atlete dhe paraqitja e Gegës mund të konsiderohet pozitive pasi garimi në sallat e mbyllura nuk është specialiteti i atletes shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat