Mediat serbe e përjetuan rëndë triumfin e smajlajt në Beograd

Atletika

Mediat serbe e përjetuan rëndë triumfin e smajlajt në Beograd

Më: 5 mars 2017 Në ora: 07:28
Izmir Smajlaj

Ai ka befasuar të gjithë me kërcimin e tij prej 8.08 metra.

Pas fitores, Smajlaj ka bërë me duar shqiponjën, dhe kjo ka bërë që mediat në Serbi ta “sulmojnë” menjëherë.

“Shqiptari Izmir Smajlaj çuditërisht mori medaljen e artë në kërcim së gjati në Kampionatin Evropian në Beograd, ndërsa më vonë i paprovokuar provokoi publikën korrekte në “Arena” e cila e përshëndeti atë me duartrokitje”, shkruan mediumi serb “Vesti-online”.

“Kur u bë e qartë se fitoi çmimin e parë për kërcimin e tij prej 8.08 metra, ai bëri me duar shqiponjën dykrenore (përshëndetje karakteristike e shqiptarëve) dhe ka bërë me gisht kah fanella e tij ku shkruante Shqipëria”, shkruan më tej ky medium.

“Çfarë të thuhet? Komplekset janë të pashërueshme”, ka shkruar “Vesti-online”.

Me tone të ngjashme ka raportuar edhe mediumi tjetër serb, “Blic”.

“Organizimi i mrekullueshëm i Evropianit në atletikë nuk ka mundur të kalojë pa incidente të cilat i ka nxitur shqiptari Izmir Smajlaj, rrjedhimisht fitues i garës në kërcim së gjati”, shkruan ky medium, transmeton Koha.net.

“Smajlaj ka mundur ta përshëndes publikun, por ai në vend të kësaj, me duar ka bërë shqiponjën dykrenore që është simbol i Shqipërisë, dhe duke treguar kah fanella e tij ku shkruante emri i vendit nga vjen ai”, ka shtuar “Blic”.

Më tej, ky medium thotë se megjithëse e fitoi çmimin e par, “suksesin e prishi me këtë gjest të panevojshëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat