Karamarinov do të inspektojë stadiumin ‘Adem Jashari’

Atletika

Karamarinov do të inspektojë stadiumin ‘Adem Jashari’

Më: 15 mars 2017 Në ora: 13:02
Dobromir Karamarinov e Halil Sylejmani

Zëvendëspresidenti i Federatës Evropiane të Atletikës dhe presidenti i Federatës Ballkanike të Atletikës, Dobromir Karamarinov sapo ka arritur në Kosovë.

Karamarinov, së pari është takuar me presidentin e Federatës së Atletikës së Kosovës z. Halil Sylejmani.

Gjatë qëndrimit treditor në vendin tonë, bullgari Karamarinov do të pritet nga presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani si dhe drejtues të sportit në Kosovë.

Karamarinov do të inspektojë stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë për të parë punimet që janë bërë në shtegun e atletikës.

Ai do të vizitojë edhe Gjilanin, ku nga drejtuesit e sportit në këtë Komunë, do të japë këshillat e tij për ndërtimin e shtegut të atletikës edhe në këtë qytet.

Karamarinov do të informohet për së afërmi edhe me ecurinë e përgatitjeve për Gjysmëmaratonën e Prishtinës, në të cilën edicionin e kaluar ishte i ftuar special, ndërsa sivjet falë përshtypjeve të mira të tij, kjo gjysmëmaratonë do të jetë Kampionat Ballkanik. Karamarinov do të qëndrojë në Kosovë deri të enjten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat