Kosovën e vizitoi shqiptari që shtangu dy herë Beogradin

Atletika

Kosovën e vizitoi shqiptari që shtangu dy herë Beogradin

Nga: Kemajl Goca Më: 23 mars 2017 Në ora: 18:19
Gjatë takimit me Izmir Smajlaj

Suksesin më të madh në historinë e sporti shqiptar në atletikë, pa dyshim se e ka arritur Izmir Smajlaj. Anëtari i kombëtares së Shqipërisë, Smajlaj, vizitoi shtetin e Kosovës përkatësisht u takua me njeriun e palodhshëm, kryetarin e Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani.

Smajlaj është kampion ballkanik dhe i Evropës, i cili dy herë rresht shtangu kryeqytetin e Serbisë, Beogradi. “Fituesi i medaljes së artë në kërcim së gjati në Kampionatin Evropian për salla të mbyllura vizitoi Kosovën për t’u takuar edhe me anëtarin e bordit të federatës evropiane Salih Munir Yaras dhe me kryetarin e Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani”, thuhet nga federata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat