Mijëra euro për atletikën

Atletika

Mijëra euro për atletikën

Nga: K.G. Më: 13 prill 2017 Në ora: 16:00
Halil Sylejmani me ministrin e sportit Kujtim Shala

Federata Atletike e Kosovës do të mbështetet me 90 mijë euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit të Kosovës. atletët e atletët i pret një vit jashtëzakonisht i madh, për faktin se mëtojnë të përmirësojnë rezultatet dhe të arrijnë edhe më shumë në rrafshin ndërkombëtar.

Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, është para sprovave të reja, sepse me 14 maj do të mbahet Gjysmëmaratona e Prishtinës, ku marrin pjesë garuesit nga vendet e ndryshme të botës. Faktikisht, Federata Atletike vetëm ka filluar përgatitjet për garën më të madhe të vitit me 14 maj, me objektiva që të jetë më e mira se të gjitha parapraket.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat